Shenjat e horoskopit që e duan flirtin më shumë se lidhjen serioze


Ato mund t’ju tërheqin me një buzëqeshje, por kur marrëdhënia kërkon më shumë, gjithçka merr një kthesë tjetër
Sipas astrologjisë, ekzistojnë shenja të horoskopit që lidhen me vështirësi, humbin shpejt interesimin dhe më shumë preferojnë t’i lënë dyert hapur për aventura të reja, sesa të hyjnë në marrëdhënie serioze. Pikërisht për këtë arsye, shpesh thyejnë ndonjë zemër, edhe pse kjo nuk është gjithmonë qëllimi i tyre.
Në vazhdim veçojmë tre zemërthyesit më të mëdhenj të horoskopit.
Binjakët
Binjakët adhurojnë të njohin njerëz të rinj, të bisedojnë, të flirtojnë dhe të pushtojnë me fjalë. Karizma dhe sensi i tyre i humorit i tërheqin lehtë të tjerët, por problemi shfaqet kur zbehet emocioni fillestar. Rutina i lodh shpejt, ndaj shpesh nisin të kërkojnë diçka të re dhe më interesante.
Ata nuk e duan ndjesinë se dikush po i kufizon. Edhe pse mund të zhvillojnë ndjenja të sinqerta, lidhja serioze për ta vjen vetëm kur takojnë dikë që i sfidon vazhdimisht në aspektin mendor. Deri atëherë, jo rrallë lënë pas vetes ish-partnerë të zhgënjyer, transmeton Telegrafi.

Shigjetari
Shigjetarët, mbi të gjitha, e vlerësojnë lirinë. Janë spontanë, i duan udhëtimet, përvojat e reja dhe ndjesinë se mund të lëvizin lirshëm, pa pasur nevojë të japin shpjegime. Pikërisht për këtë arsye, lidhjet serioze shpesh i përjetojnë si kufizim, sidomos nëse partneri bëhet tepër kërkues ose posesiv.
Ata janë shumë sharmantë dhe i fitojnë lehtë njerëzit me optimizmin dhe shpirtin e tyre të hareshëm, por po aq shpejt mund të largohen kur ndiejnë se marrëdhënia po bëhet shumë serioze. Më parë do të zgjedhin aventurat sesa planet afatgjata, prandaj shumë i konsiderojnë si ndër zemërthyesit më të mëdhenj të horoskopit.
Ujori
Ujorët janë natyra të pavarura dhe duan të jetojnë sipas rregullave të tyre. Emocionet i tregojnë në mënyrën e vet, por rrallë lejojnë që lidhja të bëhet qendra e jetës së tyre. Ata kanë nevojë për shumë hapësirë dhe, kur ndiejnë presion ose pritshmëri të mëdha, shpesh distancohen emocionalisht.
Misterioziteti dhe origjinaliteti i kësaj shenje janë tërheqës për shumë njerëz, por pikërisht për këtë arsye partnerët ndonjëherë kanë ndjesinë se nuk mund t’i njohin kurrë plotësisht. Ujorët nuk hyjnë lehtë në lidhje serioze, ndërsa kur humbin interesimin, fillojnë të kërkojnë mënyra për t’u “arratisur” nga marrëdhënia. /Telegrafi/

































