LAJMI I FUNDIT:

Ekipi shqiptar ‘BLINK’ shënon rritje rekorde – futet në top 30-shën e ekipeve më të forta në botë për CS:GO

Ekipi shqiptar ‘BLINK’ shënon rritje rekorde – futet në top 30-shën e ekipeve më të forta në botë për CS:GO

Ekipi shqiptar i CS:GO, BLINK ka shënuar një rritje rekorde në renditjen botërore të lojës së njohur.

Ekipi BLINK në renditjen botërore që u bë me 22 nëntor ishte në vendin e 34-të dhe pas disa fitoreve ata janë ngjitur në këtë renditje dhe tashmë janë në vendin e 28-të të CS:GO.


Sot, ekipi shqiptar përsëri do t’i zhvillojë dy ndeshje dhe në rast se fitojnë, ata shumë lehtë mund të ngjiten edhe më lartë.

BLINK do të luajë kundër Copenhagen Flames dhe LDLC.

Ekipi i BLINK përbëhet nga Flatron Halimi (juanflatroo), Genc Kolgeci (gxx-), Sener Mahmuti (SENER1), Rigon Gashi (rigoN), dhe Dionis Budeci (sinnopsyy). /Telegrafi/