LAJMI I FUNDIT:

Ekipi shqiptar Bad News Eagles, mund të fitojë rreth një milion euro nga shitja e stikerave virtual në lojën e CS:GO

Ekipi shqiptar Bad News Eagles, mund të fitojë rreth një milion euro nga shitja e stikerave virtual në lojën e CS:GO

Pas kualifikimit në turneun më të madh CS:GO ose ndryshe i quajtur si Major, Bad News Eagles do ta ketë stikerin virtual me logon e ekipit të tyre, i cili do të lansohet shumë shpejt së bashku me stikerat e ekipeve tjera nga VALVE dhe CS:GO.

Përpara fillimit të secilit turne Major, kompania e VALVE lanson stikerat virtual të ekipeve dhe lojtarëve në lojën e CS:GO, ku secili lojtarë dhe ekip pjesëmarrës do të ketë stikerin e tij virtual në lojë, të cilat mund të blihen nga fansat anë e mbanë botës, dhe një pjesë e fitimeve ndahet për ekipin ndërsa një pjesë tjetër shkon për kompaninë e VALVE.


Pas kualifikimit historik, edhe ekipi shqiptar do të ketë stikerin e tyre virtual në lojën e CS:GO, por që pritet stikerat virtual t’i kenë edhe lojtarët me nofkat e tyre të lojës.

Pamje e stikerit virtual nga majori i kaluar, Lojtari: ZywOo

Shumë diskutime dhe analiza u bënë gjatë emisionit “HLTV CONFIRMED” i cili mbahet çdo javë nga faqja më e madhe për CS:GO, HLTV, ku u fol edhe për ekipin shqiptar Bad News Eagles dhe turneun Major në përgjithësi.

Pamje e stikerit virtual nga majori i kaluar. Lojtari: s1mple

Gjate këtij emisioni u përfol për ekipin shqiptar se si ata kanë arritur të kualifikohen në Major pa qenë pjesë e një organizate, dhe se të gjitha fitimet nga shitja e stikerave virtual do t’i marrin vetë lojtarët.

Pamje e stikerit virtual nga majori i kaluar. Ekipi: Astralis

Gjithashtu u përmend shuma të cilën një ekip pjesëmarrës në major mund ta fitojë nga shitja e stikerave virtual, sipas ‘Spunj’ dhe ‘Striker’, rreth 1 milion euro do të jenë fitimet nga shitja e stikerave virtual, për secilin ekip i cili është pjesë e majorit në “Challengers Stage”, ndërsa për “Legends Stage”, shuma do të arrijë vlerë edhe më të madhe.

Të gjitha lajmet nga eSports
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga eSports

Ky është një lajm fantastik për ekipin shqiptar, të cilët tashmë numërojnë me mijëra fansa anë e mbanë botës, dhe stikerat e tyre do të shiten në masë të madhe.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori