LAJMI I FUNDIT:

Ekipi mjekësor vazhdon kontrollet në Merdare, thotë se ka mungesë të mjeteve mbrojtëse

Ekipi mjekësor vazhdon kontrollet në Merdare, thotë se ka mungesë të mjeteve mbrojtëse

Pas pacientëve të parë që dolën pozitivë me virusin COVID-19 në vendin tonë, Qeveria ka shpallur gjendjen emergjente në sektorin e shëndetit publik si dhe ka shtuar kontrollet në pikat kufitare.

Edhe në pikën kufitare në Merdare është njëjtë. Aty, ekipet mjekësore po kontrollojnë në bazë të rekomandimeve të IKShPK-së, por që në këtë pikë u bë e ditur se ka mungesë të mjeteve mbrojtëse, si dorëza, maska dhe mantela.


Ekipi mjekësor i vendosur në këtë pikë kufitare, thotë për KosovaPress se për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse, po detyrohen të përdorin të njëjtat mjete më shumë se sa rekomandohet.

Mjekja Shqipe Ramadani, e cila është në krye të detyrës në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, tha se nuk kanë mjaftueshëm mjete mbrojtëse.

“Për momentin jemi mirë, por jo mjaftueshëm. Unë për veten time nuk jam e kënaqur me këto pajisje, sepse janë të pamjaftueshme duhet të kursehemi shumë në dorëza, maska, uniforma. Kështu që kisha bë një lutje që ka mundësi të jemi më të lirë në atë që e përdorim, t’i ndërrojmë sa herë nevojitët, jo t’i ruajmë ato brenda ditës, me një palë doreza ose një maskë apo gardërobë”, u shpreh Ramadani.

Pavarësisht kësaj, ajo bëri të ditur se prej orëve të para të mëngjesit kur edhe kanë filluar punën, në këtë pikë kufitare kanë kaluar afër 70 kalimtarë, të cilët janë kontrolluar dhe nuk kanë shfaqur simptoma për virusin COVID-19.

“Kontrollet janë duke shkuar njësoj, sikur në ditët e më hershme kur kemi pas një fluks më të madh të udhëtarëve, mirëpo dallimi është se ka fluks më të vogël, domethënë tani më nuk kemi vajtje ardhje të autobusëve, vetëm ndonjë kamion, ndonjë udhëtar i cili është me punë këtu në Kosovë…Prej mëngjesit kur kemi filluar me punën kanë kaluar afër 70 kalimtarë, mirëpo raste të dyshuara nuk kemi pasur asnjë deri më tani në bazë të asaj që ne e kemi për detyrë dhe obligim me i kontrollua udhëtarët”, tha ajo.

Ramadani i bëri thirrje të gjithë qytetarëve,të bëjnë kujdes, por mos të krijojnë panik.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori