LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i madh turk, ofertë zyrtare Mavrajt!

Ekipi i madh turk, ofertë zyrtare Mavrajt!

Pas dëmtimit të rëndë, operacionit, qëndrimin me paterica dhe në krevat për 30 ditë, por edhe fazës së gjatë rehabilituese, Mërgim Mavraj është kthyer më i fortë se kurrë te Kolni.

Edhe pse, gjatë periudhës së janarit, mendoi edhe largimin, për të luajtur më shumë dhe për të mos humbur mundësinë për të shkuar në Europian me Shqipërinë. Trajneri Shteger e siguroi se do t’i vinte momenti.


E kështu, me durimin që e karakterizon, por edhe me shpirtin e sakrificës, 29-vjeçari priti çastin kur edhe u thërrit në nevojë dhe shkëlqeu.

Ndeshja e parë në këtë sezon ishte ajo në Dortmund, kur u aktivizua minutën e fundit, teksa nga shkurti e tej, ka qenë gjithmonë futbollist i pazëvendësueshëm, duke luajtur 10 ndeshje.

Sirenat – Duke iu kthyer janarit, në drejtim të tij mbërritën shumë oferta, si nga Gjermania, ashtu edhe nga Turqia. Më konkrete ishte ajo e Mynih 1860, që e kërkoi në huazim deri në fund të sezonit, por Kolni tha “jo”, teksa Bursaspor ishte gati që ta blente, por edhe këtë herë, gjermanët vendosën një barrikadë, duke kthyer mbrapsht tentativat e Bursës.

Edhe në Rusi, disa skuadra të mesit të renditjes, bënë një sondazh, por vetëm kaq. Tani që sezoni po shkon drejt fundit dhe Mavraj ende s’ka rinovuar kontratën që e lidh me Këlnin deri më 30 qershor 2017, interesimi nga skuadra të tjera bëhet edhe më i fortë.

“Sport Ekspres” zbulon se këtë herë, skuadra që ka trokitur tek dyert e Kolnit është Besiktasi, i cili zyrtarisht ka bërë një ofertë të barazvlefshme me 3 milionë euro. Skuadra e Bundesligës dëshiron që ta mbajë dhe, madje, i ka ofruar edhe rinovimin e kontratës.

Burime pranë futbollistit të kombëtares shprehen se lojtari është i dyzuar dhe ende s’ka vendosur se çfarë do të bëjë, edhe pse dëshira e tij është që të vazhdojë në Bundesligë dhe tek Kolni, skuadër që besoi shumë tek ai, edhe kur ishte i dëmtuar.

Veç kësaj, Mavraj është ambientuar më së miri me skuadrën bardhekuqe dhe sigurimi i mbijetesës matematikore në Bundesligë gjithashtu ka qenë një lajm i mirë. Kolni e mori me parametra zero mbrojtësin nga Istogu por të lindur në Hanau. Mavraj në atë kohë, vishte fanellën e Greuther Furthit në Bundesligën e dytë.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori