Ekipi kosovar kampion i dyfishtë i turneut ndërkombëtar sportiv në Bullgari

Pjesëmarrëse në këtë turne ndërkombëtar ishin 42 përfaqësuese të vendeve të ndryshme të botës, si Meksika, Izraeli, Rusia, Polonia, Turkmenistani, Maqedonia, Serbia, Gjermania, Italia, Bullgaria, etj.
Ekipit të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës në futboll, në gjysmëfinale i kishte rënë shorti që të luajë më përfaqësuesen e Maqedonisë, të cilën në penallti e kishte mposhtur.
Kurse, në finale, përfaqësuesja e Kosovës në futboll ishte ballafaquar me ekipin nikoqir dhe pas rezultatit Kosovë 3 – Bullgari 1, ekipi kosovar ishte shpallur edhe fituesi i Turneut Ndërkombëtar të Federatave Sportive të Punëtorëve në futboll.
Por, jo shumë gjatë pasi ishte shpallur kampion në futboll, ekipi tjetër i kosovarëve në basketboll, i cili gjithashtu ishte dominues, pas mposhtjes së përfaqësueses së Meksikës në gjysmëfinale, në finale kishte mposhtur edhe përfaqë suesen e Rusisë, duke u shpallur kështu fitues i turneut ndërkombëtar edhe në basketboll./KosovaPress/



















































