LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i famshëm NiP ka krijuar ekipin e tyre të femrave në CS:GO

Ekipi i famshëm NiP ka krijuar ekipin e tyre të femrave në CS:GO
(Foto: HLTV)

NiP ka njoftuar se kanë nënshkruar me ekipin e tyre të ri të CS:GO për femra, i cili do të udhëhiqet nga Tilde “⁠7licious⁠” Byström.

Së bashku me kapitenen pjesë e ekipit do të jetë edhe bashkë-lojtarja e saj nga ekipi i kaluar CPH Flames, Jennica “⁠jenkon⁠” Sjögren.


Ekipit do t’i bashkohen edhe treshja që më herët ishin pjesë e ekipit GODSENT fe, Thea “⁠pullox⁠” Evensen , Marita “⁠Minnie⁠” Siljan Sørensen dhe Mayline-Joy “⁠ASTRA⁠” Champliaud.

Treshja e ish- GODSENT fe konkurroi në sezonin e parë të ESL Impact, duke humbur për pak kualifikimin në finalet e LAN prej 123,000 dollarësh dhe ishin pjesë e ESL Impact Valencia.

Ekipi i ri i NiP do të bëjë debutimin e tyre në Divizionin Evropian të ESL Impact, i cili fillon më 8 shtator, ku do të luftojnë mes tetë skuadrave për një nga dy vendet në finalet e LAN, që do të mbahen në Jönköping të Suedisë në nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori