LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i ëndrrave, real dhe çuditshëm i Sanchezit në rast largimi nga Arsenali (Foto)

Ekipi i ëndrrave, real dhe çuditshëm i Sanchezit në rast largimi nga Arsenali (Foto)

Alexis Sanchez mund të largohet në afatin kalimtar veror nga skuadra angleze, Arsenal dhe mundësitë e transferimit të tij janë të mëdha tek një skuadër tjetër me nam në Evropë.

Sulmuesi kilian ka rritur nivelin e tij dhe ka qenë ylli kryesor i skuadrës që kur u transferua nga Barcelona te Arsenali.


Por, raportet e tij me trajnerin e skuadrës, Arsene Wenger, thuhet se janë krisur dhe në verë mund të kemi largimin e tij nga Topçinjtë.

Wenger shpjegon pse e la Sanchezin në bankën rezervë ndaj Livepoolit
Lexo po ashtu Wenger shpjegon pse e la Sanchezin në bankën rezervë ndaj Livepoolit

Sipas faqes së njohur angleze të futbollit ‘Squawka’, tri janë opsionet që Sanchez do t’i kishte në rast largimi nga skuadra londineze, transmeton Telegrafi.

Ekipi i ëndrrave ku Sanchez do të transferohej do të ishte gjiganti gjerman, Bayern Munich, që janë një skuadër e fuqishme prej vitesh në Gjermani dhe Ligën e Kampionëve dhe me dyshen, Arjen Robeen dhe Frank Ribery që janë afër largimit nga skuadra pas gati një dekade, kiliani do të ishte emri më i mundshëm.

Sanchez kundër ekipit të ‘ëndrrave’

Skuadra reale që kiliani do të mund të transferohej do të ishte ajo italiane, Juventus, pasi ‘Zonja e Vjetër’ janë ithtar të moçëm të yllit të Arsenalit, pasi e kishin kërkuar edhe gjatë kohës sa ishte te Udinese, duke ofruar 25 milionë euro për të, por ky kishte vendosur të transferohej te Barcelona.

Kiliani përball Juves sa ishte pjesë e Udineses në Serie A!

Ekipi i çuditshëm ku Sanchez do të mund të përfundonte është rivali lokal i Arsenalit, Chelsea, të cilët në sezonin e ardhshëm pritet të kthehen në Ligën e Kampionëve dhe kështu do të dëshironin një organikë më të fortë dhe nga shitja e Oscar prej 60 milionë eurove në Kinë, të gjitha paratë do t’i jepnin në transferimin e sulmuesit shtatshkurtër.

Sanchez ndaj ekipit ku tifozët ‘Topçinj’ nuk do donin ta shihnin!

Ndërsa, sugjerimi i faqes angleze është se Sanchez do të përfundoj te Manchester City, pasi trajneri Pep Guardiola është një ithtar i lojës së tij dhe do të dëshironte një ribashkim me të, pasi kiliani do të përshtatej perfekt në skemat e tij, duke mundur t’i mbuloj dy pozita, atë të sulmuesit të krahut dhe qendërsulmuesit. /Telegrafi/

Dashuri e vjetër kjo e Guardiolas dhe Sanchezit!

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori