LAJMI I FUNDIT:

Ejupi shpreson në një kampionat sa më pozitiv për Rahovecin

Ejupi shpreson në një kampionat sa më pozitiv për Rahovecin

Skuadrat e elitës po vazhdojnë me përgatitjet para edicionit të ri.

Garat në Prince Caffe Superligë pritet të jenë shumë interesant, për shkak se, të gjitha klubet janë përforcuar dhe interesimi është i madh.


Kapiteni i Rahovecit, Visar Ejupi ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Përgatitjet i kemi filluar më 15 gusht, ndërsa këto dy javët e fundit jemi me intensitet të lartë dhe çdo gjë po shkon sipas planit të trajnerit”, është shprehur Ejupi për faqen zyrtare të FBK-së, duke shtuar: “Jemi shumë të kënaqur me stërvitje, por edhe të gatshëm ta fillojmë kampionatin”, theksoi basketbollisti i Kosovës për grupmosha të reja.

Ai ka folur për synimet e këtij edicioni me ‘Vreshtarët’. “Synimet tona për këtë vit janë ta bëjmë një kampionat më të mirë se sa ai që e lamë pas, të tregojmë lojë të mirë dhe kualitative me lojtarët e ri, që kanë ardhur në ekip, po ashtu edhe me trajnerin Muhammed Thaqi, ku çdo ditë më shumë na motivon me punën që e bën”, ka theksuar Ejupi.

Ndeshja e parë për Rahovecin do të jetë ndaj kampionit aktual Golden Eagle Yllit, një sfidë aspak e lehtë për ‘Vreshtarët’, që këtë edicion synojnë paraqitje më të mira, për shkak se edicionin e kaluar përfunduan në vendin e shtatë, duke luajtur në “Play-out”.