LAJMI I FUNDIT:

Egjipt: Dënohen me vdekje 36 persona për përfshirje në sulmet në kisha

Egjipt: Dënohen me vdekje 36 persona për përfshirje në sulmet në kisha

Një gjykatë ushtarake në Egjipt ka dënuar me vdekje 36 persona, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në tri bombardime vdekjeprurëse nëpër kishat e krishtera, përgjegjësinë për të cilat e kishte marrë grupi militant Shteti Islamik.

Në prill të vitit 2017, 46 persona u vranë në dy sulme vetëvrasëse me bomba në dy kisha, një në qytetin Tanta dhe një në Aleksandria.


Ndërkaq, gjatë një sulmi vetëvrasës në një katedrale në Kajro, në dhjetor të vitit 2016 ishin vrarë 28 njerëz.

Të dënuarit janë në mesin e 48 personave që janë akuzuar për bashkim në grup terrorist, pengim të punës së institucioneve shtetërore dhe dëmtim të unitetit kombëtar dhe sigurisë, raporton Rel.

Dënimet me vdekje të shqiptuara nga gjykata ushtarake në Egjipt, duhet t’i dërgohen edhe autoritetit më të lartë ligjor islamik, Myftiut të Madh, i cili do të japë një mendim që nuk është i detyrueshëm.

Në trend Botë

Më shumë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Azia
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian

Azia
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

Evropa
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Botë
Kalo në kategori