LAJMI I FUNDIT:

Egbo: Ekipi tani ka identitet, falënderoj lojtarët për sakrificën, pavarësisht mungesave që kishim

Egbo: Ekipi tani ka identitet, falënderoj lojtarët për sakrificën, pavarësisht mungesave që kishim

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, është prononcuar pas ndeshjes që Prishtina luajti baras me rezultat 0-0 ndaj kampionit në fuqi Ballkanit.

Tekniku i kryeqytetasve falenderoi lojtarët e tij për sakrificën që bën në këtë takim duke marrë parasysh mungesat me të cilat përballej Prishtina.


“Falënderoj lojtarët që sakrifikuan, pavarësisht mungesave që kishim. Ishte ndeshje e fortë pasi luanim kundër kampionit të dy edicioneve të fundit. Ashtu si ka shkuar ndeshja, barazimi ka qenë rezultati më i drejtë. Kemi bërë goxha punë prejse kam ardhur dhe kemi bërë ndryshime në ekip”.

Tutje, Egbo tha se tani Prishtina ka krijuar një identitet të saj i cili po shfaqet në ndeshje.

Pa fitues në Lipjan, Prishtina dhe Ballkani luajnë baras në derbin e javës
Lexo po ashtu Pa fitues në Lipjan, Prishtina dhe Ballkani luajnë baras në derbin e javës

“Ekipi tani ka identitet që shprehet në lojë, madje kemi edhe Kupë të fituar. Kemi fituar edhe disa lojtarë të rinj, ndërsa disa të tjerë ende janë të lënduar dhe nuk e kanë nivelin më të mirë të lojës”, ka thënë Egbo pas ndeshjes.

Prishtina do të rikthehet në aksion përsëri në mesjavë, ku do të përballet me Dritën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori