LAJMI I FUNDIT:

Edy Reja: Nuk jam i kënaqur me një pikë – nuk i konkretizuam rastet

Edy Reja: Nuk jam i kënaqur me një pikë – nuk i konkretizuam rastet
Foto: SuperSport

Edi Reja ka thënë se ai është i kënaqur me lojën që Shqipëria zhvilloi, mirëpo jo edhe me rezultatin ndaj Kazakistanit.

Strategu i kuqezinjve beson se ata mund ta kishin mbytur ndeshjen qysh në pjesën e parë, por që shpërdoruan shumë raste.


“Ne i patëm rastet tona, por nuk arritëm të shënonim. Bëmë një ndeshje të mirë. Broja dhe Kallaku bënë paraqitje të mira. Në përgjithësi kemi bërë paraqitje të mirë, por nuk konkretizuam dot. Po të kishim pak më shumë eksperiencë, mund të kishim bërë më mirë. Më vjen keq për Seferin dhe Brojën që mund të kishin shënuar. Duhet ta kuptojmë skuadrën”, ka thënë Reja për SuperSport.

“Unë nuk jam i kënaqur me 1 pikë. Nëse e keni parë ndeshjen, kemi bërë disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do hasim vështirësi në finalizim. Patëm shumë vështirësi pasi patëm shumë mungesa të rëndësishëm. Ishin 10 lojtarë që i njihja shumë pak. Duhet pasur parasysh paraqitja. Kemi edhe ndeshje të tjera, do të përpiqemi të marrim maksimumin në ndeshjet e tjera”.

“Grinta nuk blihet në farmaci. Nëse dikush e ka e ka dhe kaq. Krijuam shumë raste për gol. Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar. Lojtarët e rinj duhet të rriten. Na mungoi vetëm konkretizimi. Deri diku jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës”.

“Janë gjëra që kanë kaluar, duhet të flasim për ndeshjen. E kam thënë dhe në konferencën për shtyp”, ka shtuar më tej trajneri i kombëtares tonë.

Kazakistani është lider i Grupit të 4-të me tri pikë, aq sa ka edhe Shqipëria, Bjellorusia dhe Lituania. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori