LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova shënon het-trik për Genkun

Edon Zhegrova shënon het-trik për Genkun

Talenti i madh i dalë nga futbolli i Kosovës, Edon Zhegrova, vazhdon shkëlqimin në futbollin belg.

Ai këtë herë ka shënuar het-trik për KRC Genk U-21,.


Zhegrova ka shënuar golat në fitoren 3:1 ndaj Waslaand Beveren në udhëtim.

Në minutat 7, 44 dhe 73 i shënoi golat ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Prishtinës.

“Anësori 18-vjeçar shënoi hetrik. Talenti shënues njihet në vendin e tij të lindjes, si “Messi i Kosovës”, shkruan “nieuwsblad.de”, raporton “GazetaOlle.com”.

Kujtojmë që Edoni në Belgjikë u dërgua nga aktori i mirënjohur, Vedat Bajrami dhe menaxheri Xhevat Abazi.