Edoardo Motta ishte heroi i Lazios, duke pritur katër penallti radhazi gjatë gjuajtjeve të penalltive për të eliminuar Atalantën dhe për të siguruar biletën e tyre për finalen e Kupës së Italisë për t'u përballur me Interin më 13 maj.

Ndeshja e parë përfundoi 2-2 në Romë më 4 mars, kështu që gjithçka do të luhej në Bergamo me mundësinë e kohës shtesë dhe penalltive.


Në ndeshjen e dytë u luajt një finale e luftuar, por u mbyll me barazim 1-1 pas 120 minutave lojë, kjo edhe falë portierit të mysafirëve, 21-vjeçarit Motta, i cili bëri pesë pritje bravuroze.

Por, heroizmat e portierit italian nuk u ndalen me sigurimin e gjuajtjeve të penalltive për Lazion, pasi Motta ishte i jashtëzakonshëm edhe në pritjen e goditjeve nga 11 metra.

Motta u bë hero i kryeqytetasve në penallti, duke pritur katër radhazi, ku pritja e parë erdhi nga penalltia e dytë e gjuajtur nga Gianluca Scamacca.

21-vjeçari ishte mbresëlënës edhe në gjuajtjet e Davide Zappacostas, Mario Pasalicit dhe Charles de Ketelaere, duke i pritur të trija dhe duke ia siguruar fitoren Lazios me rezultat 2-1.

Me këtë fitore, Lazio siguroi finalen e madhe të Coppa Italia, ku do të luajë ndaj Interit më 13 maj. /Telegrafi/

telegrafi sport app