LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i 17-të i Teatrit Shqiptar në Maqedoni

Edicioni i 17-të i Teatrit Shqiptar në Maqedoni

Në Qendrën për Kulturë në Dibër, mbrëmë u hap fillon edicioni i 17-të i festivalit Teatri Shqiptar në Maqedoni

Shfaqja e parë e prezantuar para publikut ishte e anëtarëve të Ansamblit “Shota” nga Prishtina me koreodramën “Kumt”, me koreografi dhe regji të Gjergj Prevazit, kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.


Sonte do të prezantohet teatri i Tetovës me shfaqjen “Volpone”, në regji të Sulejman Rushitit.

Ditët në vijim para teatrit të Dibrës do të prezantohen teatri i Preshevës me shfaqjen “Skicuesi”, teatri “Zihni Sako” nga Gjirokastra me shfaqjen “Shtrat për tre persona”, grupi teatral i Fakultetit për Art dramatik në kuadër të Universitetit të Tetovës me shfaqjen “Ëndrra e shtatë studentëve” dhe Teatri nga Gjilani me shfaqjen “Vetë në banesë”.

Në natën e fundit, më 11 tetor, do të bëhet ndarja e çmimeve. /Telegrafi/