LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama zbulon mesazhin që ia ka dërguar Jose Mourinho për stadiumin: Stadium i shkëlqyer

Edi Rama zbulon mesazhin që ia ka dërguar Jose Mourinho për stadiumin: Stadium i shkëlqyer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të stadiumit “Air Albania”, krahas Armand Dukës e Aleksander Ceferin.

Rama zbuloi në fjalën e tij mesazhet që kishte shkëmbyer me Jose Muorinhon, i cili kishte shprehur admirim për stadiumin e ri.

“’Uau, stadium i shkëlqyer. Duhet të shkoj aty’ – ky ishte mesazhi që më çoi Jose Mourinho, një vizitor shumë special i stadiumeve më spektakolare të botës. Unë u përgjigja, se në realitet ky stadium është më i mahnitshëm se sa nga mund të duket nga dritarja e telefonit”.

Jose Mourinho

“E kam pritur këtë moment prej vitesh. E kam ëndërruar gjatë, ditën kur shqiptarët nuk do hynin në një nevojtore futbolli, për të mbështetur kombëtaren. E kam dëshiruar prej kohësh, mbrëmjen kur kuqezinjtë do kishin një shtëpi të denjë”.

“Ndihem i privilegjuar që u dha mundësia ta kthejmë një ëndërr sa të bukur, por edhe të largët, në realitetin e kësaj mbrëmje ku jemi mbledhur sonte”, ka thënë Rama.

“Stadiumi është i ri, por mban gjithçka që ishte pjesë e trashëgimisë, që u ruajt me një kujdes të jashtëzakonshëm. Por, edhe historike për futbollin, ku mban emrat e Panajot Panos, Fatmir Frashërit dhe Vasillaq Zërit, në tribunat e tij”.

“Tani, stadiumi ka jetën e vet, dhe u përket brezave që do vijnë, qytetarëve të Tiranës, dhe turistëve të kryeqytetit. Ky është një monument që do jetë në hartën turistike të Tiranës.” – përfundoi kryeministri Rama. /Panorama Sport/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori