LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama në stilin e kuzhinierit, gatuan picë për qytetarët në sheshin e Tiranës

Edi Rama në stilin e kuzhinierit, gatuan picë për qytetarët në sheshin e Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur këtë të diele, duke mësuar përgatitjen e picës.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shkruar se sot në sheshin Italia do të ketë një sesion të posaçëm për fëmijët që të mësojnë përgatitjen e picës.


“Mirëmëngjesi dhe me këto foto nga mësimi i pica bërjes, me një nga artistët napoletanë të Pizza Village tek Sheshi Italia, ku sot do të ketë një sesion të posaçëm mësimi për fëmijët, ju uroj një të diel të bukur”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/