LAJMI I FUNDIT:

Edhe personazhet VIP e ndoqën përballjen e Khabib me McGregor, disa iu gëzuan fitores e disa u ngushëlluan

Edhe personazhet VIP e ndoqën përballjen e Khabib me McGregor, disa iu gëzuan fitores e disa u ngushëlluan
Foto: Harry How/Getty Images/Guliver

Të shumtë kanë qenë ata që kanë ndjekur përballjen e Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, në kuadër të garave të UFC-së.

Ishte Khabib Nurmagomedov, ai i cili doli fitues nga kjo garë, duke lënë kështu pas vetes kampionin e famshëm McGregor.


Këtë përballje e kanë ndjekur edhe shumë prej figurave publike në vend, të cilët mesa duket shumica kanë bërë tifo për Khabib Nurmagomedov.

Telegrafi në vazhdim ju sjell disa prej tyre:

Gold AG

Nurmagomedov duke qenë një praktikues i fesë islame nuk kishte se si të mos merrte mbështetjen e reperit të njohur kosovar, Gold AG. Ky i fundit ka publikuar në Instagram një fotografi të Khabibit me përshkrimin: “Kur Allahu është me ju, askush nuk mundet t’ju thyejë. Askush. Falënderimi i takon Zotit”.

Mozzik

Foto: Mozzik/InstaStory

Reperi i njohur nga Ferizaji, Mozzik, i cili është gjithnjë aktiv në rrjetet sociale, duket se po ashtu ka mbështetur Nurmagomedovin. Kjo pasi ai publikoi në InstaStory një fotografi të fituesit, ku kishte vënë edhe një emoji kurorë mbi të.

Mentor Haziri

Foto: Mentor Haziri/InstaStory

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, publikoi në InstaStory një fotografitë përballjes së tyre, e cila është bërë shumë virale – bëhet fjalë për boksin e fuqishëm që Khabib kishte drejtuar ndaj McGregor-it. Me këtë ai la të kuptohet se në anën e kujt ishte.

Anita Muçaj-Haradinaj

Foto: Anita Muçaj/InstaStory

Spikerja e lajmeve në RTK dhe bashkëshortja e kryeministrit, Anita Muçaj-Haradinaj, ndryshe nga të tjerët, ajo publikoi në InstaStory një fotografi të Conor McGregor, duek shkruar në përshkrimin e saj një ngushëllim me fjalët “S’ka lidhje se prapë diton”, duke lënë të kuptohet se ka mbështetur atë në këtë përballje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori