LAJMI I FUNDIT:

Edhe një kompani amerikane hap fabrikë në Strumicë

Edhe një kompani amerikane hap fabrikë në Strumicë

Në Zonën Industriale Zhvillimore në Strumicë sot edhe zyrtarisht është hapur fabrika për prodhimin e mbulesave të karrikeve për vetura, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Adient” quhet kompania që në Maqedoni do të punësojë mbi 1300 persona dhe do të ketë investim total prej 20 milionë euro.


Fillimin e punëve në këtë fabrikë e bëri ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ideja e ”Adient” që të vijë në Maqedoni ka filluar që nga koha e qeverisë së kaluar. /Telegrafi/