LAJMI I FUNDIT:

Edhe një investim i huaj në Maqedoni

Edhe një investim i huaj në Maqedoni

Kompania gjermane e tekstilit, ”STS Textiles”, do të bëj investim brownfield në Demir Hisar. Në kapacitetet e fabrikës së mëhershme ”Zastava” do të investohen fillimisht 4 milion euro dhe do të hapen 150 vende të reja pune. Drejtori Markus Tutsch ka thënë se do të punësohen deri 1000 punëtorë, transmeton Telegrafi.

Sipas Tutsch, Maqedonia është vendi i dytë ku do të investoj kjo firmë dhe javën e ardhshme do të bëhet edhe regjistrimi i saj, që të vazhdohet me punë pas disa muajsh, ndërkaq zv. kryeministri Peshevski tha se përfitimi mga kjo kompani do të përfshij teknologjinë moderne tekstile, zhvillimin e rajonit të Demir Hisarit dhe ulja e papunësisë.


Në paralajmërimin e këtij investimi, përveç kryetarit të Demir Hisarit, Ljubço Bllazhevski, ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski./Telegrafi/