Ministria e Ekonomisë njofton se afati i aplikimit për subvencionimin e pajisjeve eficiente për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme është shtyrë deri nesër, me datë 31 janar 2024, duke perfunduar në orën 23:59.
Aplikimi për këtë program mbështetës zhvillohet në dy faza dhe të dyja duhet të kryehen online përmes platformës e-Kosova.
Ndërmarrjet interesuara duhet të nxitohen të përfitojnë nga kjo mbështetje financiare brenda afatit të përcaktuar të fazës së parë.
Ministria thekson se për të aplikuar, bizneset duhet të kenë një llogari individuale ose të biznesit në platformën e-Kosova, ku do të identifikohen për të kryer aplikimin.
Aplikimi mund të bëhet nga aksionarët ose nga një përfaqësues i autorizuar i kompanisë.
Pas aplikimit të suksesshëm, ju do të informoheni përmes emailit për kualifikimin në fazën e parë dhe do të udhëzoheni për procesin e blerjes së pajisjeve përmes një linku që do të dërgohet në emailin tuaj.
Faza e dytë e aplikimit do të qëndrojë e hapur deri më 1 mars 2024.
Produktet që përfshihen në këtë program subvencionimi përfshijnë një gamë të gjerë pajisjesh eficiente si pompat termike, klima efiçiente, kaldaja dhe stufat me biomasë, me nivele të ndryshme të subvencionimit, duke ofruar mbështetje deri në një maksimum prej 2,000€ për disa nga pajisjet.
Programi sjell një bonus shtesë për ndërmarrjet në pronësi ose bashkëpronësi të grave, të cilat do të marrin një shtesë prej 5% në subvencionin e tyre.
Ministria fton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që të aplikojnë pa vonesë për këtë mundësi subvencionimi dhe të nxisin praktika më të qëndrueshme dhe efikase në bizneset e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Make finance great again" - si do të funksionojë platforma për kriptovaluta e Trumpit?
Ekspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Përfito nga subvencionimi 40% dhe bëhu me kondicioner Hisense!
Linda, fole e ngrohtë në kompleksin e përsosur!
Ofertë në Bau Market + subvencion nga Qeveria e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit