Edhe Messi bëhet pjesë e sfidës, rrokullisë letrën e tualetit plot 19 herë


Lionel Messi i është bashkuar një kampanje që po zhvillohet tash e disa ditë, e që ka për qëllim mbajtjen e pastërtisë dhe qëndrimin në shtëpi.
Kjo iniciativë filloi para disa ditësh, ku futbolistët e famshëm shihen duke luajtur me letër të tualetit.
Kapiteni i Bacelonës, tregoi dhe një herë aftësitë e tij me këmbët, duke bërë 19 prekje, edhe pse sfida kërkon vetëm 10.
Messi ishte sfiduar nga ish- shoku i ekipit të Barcelonës, Xavi Hernandez.
Ai zgjodhi treshen e Blaugranave, Arturo Vidal, Jordi Alba dhe Luis Suarez , si dhe shokun e skuadrës te Argjentina, Sergio Aguero, për të provuar këtë sfidë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































