LAJMI I FUNDIT:

Edhe ish-presidenti kroat Stipe Mesiç në Kosovë

Edhe ish-presidenti kroat Stipe Mesiç në Kosovë

Kosova sot shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATOS, ditën kur filloi çlirimi i Kosovës nga forcat serbe.

Për të marrë pjesë në ceremoninë që është përgatitur për këtë rast, dje në Kosovë kanë arritur ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright.


Për nderë të miqve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi mbrëmë shtroi një darkë. Në këtë darkë përveç ish-presidentit Clinton dhe ish-sekretares Albright, prezent ishin edhe shumë miq të tjerë të Kosovës.

Në mesin e tyre ishte edhe ish-presidenti kroat Stipe Mesiç.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sjediu ka qenë ai i cili ka publikuar fotografi së bashku me të dy ish-presidentët Cliton dhe Mesiç.

Kujtojmë se sot tubimi kryesor për të shënuar 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATOS do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet deri më 12:30. Po ashtu sot do të bëhet edhe përurimi i bustit të Albright. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori