LAJMI I FUNDIT:

Edhe Interi dhe Milani janë në shitje

Edhe Interi dhe Milani janë në shitje

Pronarët e Interit, Suning dhe patronët e Milanit, Elliott Management, janë duke dashur që t’i shesin klubet që i pronësojnë – raporton Il Sole 24 Ore.

Il Sole 24 Ore është ekuivalentja italiane e Financial Times, ndërsa Carlo Festa është njëri prej reporterëve kryesorë.


Ai thotë se edhe Interi edhe Milani janë potencialisht në shitje dhe se Suning do ta pranojë ofertën e parë të përshtatshme, derisa Elliott po shkojnë drejt fundit të investimit të tyre.

Për më shumë, sipas Carlo Festa, investitorët do ta kenë mundësinë të zgjedhin ndërmjet dy klubeve milaneze.

Situata me Suning nuk është fshehtësi, pasi atyre iu është dashur t’i zvogëlojnë shumë investimet në vazhdën e pandemisë. Nerazzurrët tashmë i kanë shitur Achraf Hakimin dhe Romelu Lukakun për t’i nivelizuar shifrat financiare, si dhe e kanë shuar klubin Jiangsu Suning nga Superliga Kineze.

Sa i përket Elliott Management, qëllimi ka qenë gjithmonë që ta zhvillojnë klubin e Milanit duke e bërë tërheqës për investuesit tjerë dhe pastaj ta shesin për të fituar. Tash, pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve, ka ardhur koha për një pronar të përshtatshëm. /Telegrafi/