Edhe dy muaj pushim për basketbollin kosovar

Sidoqoftë, basketbolli mbetet sporti me pauzën më të gjatë ndërmjet dy kampionateve. Ky sistem i garave nuk u pëlqen as vetë basketbollistëve.
“Pauza e gjatë ka ndikim mjaft negativ për ne lojtarët. Kemi të bëjmë me një kohë shumë të gjatë pa zhvilluar ndeshje, që nga maji e deri në tetor. Ne nuk ndalemi së stërvituri, por një gjë e tillë kalon në monotoni, sepse ushtrimet e tilla janë mjaft të mërzitshme”, ka thënë Alban Veseli, i cili gjatë pjesës më të madhe të pushimit ndërmjet dy edicioneve është stërvitur individualisht.
I të njëjtit mendim është edhe Drilon Hajrizi. “Nuk është e lehtë për ne të mos luajmë katër muaj. Megjithatë, ky është sistemi ynë i garave. Sidoqoftë, ne duhet të përpiqemi që për aq sa kemi mundësi të punojmë edhe gjatë kësaj kohe, në mënyrë që sa do pak ta ruajmë formën dhe shprehinë e punës”, ka thënë fundori mitrovicas. /Tribuna/Telegrafi/



















































