Manchester City është përfshirë në garën për shërbimet e yllit të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz – bën të ditur The Sun.

Pep Guardiola kishte dërguar zbulues talentësh që ta monitoronin nga afër futbollistin 20 vjeçar, i cili është i hapur për t’u larguar nga Gjermania.

Mirëpo, kampioni i Anglisë do të ketë konkurrencë të madhe për shërbimet e mesfushorit gjerman.

(Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi, Chelsea dhe Liverpooli janë klubet tjera të Ligës Premier që kanë shprehur interesim për lojtarin e ri.

Kai Havertz, objektivi kryesor i Real Madridit Kai Havertz, objektivi kryesor i Real Madridit

Havertz ka qenë pjesë e Akademisë së Bayer Leverkusenit që nga viti 2010, ndërsa për ekipin e parë ka debutuar në vitin 2016. /Telegrafi/