LAJMI I FUNDIT:

Edgar Çani ishte titullar në barazimin e Pisas

Edgar Çani ishte titullar në barazimin e Pisas
Edgar Cani

Edgar Cani është aktivizuar për herë të parë si titullar me Pisan në Serie B për sezonin 2016/2017.

Sulmuesi shtatlartë, i cili kërkon të ringrihet pas disa sezoneve zhgënjyese me skuadra të ndryshme nga Italia në Angli, u preferua nga minuta e parë nga trajneri Gennaro Gattuso në sfidën ndaj Virtus Entellan në udhëtim, takim që përfundoi me rrjeta të paprekura.


Ai ishte gjatë gjithë kohës në udhëheqje të sulmit të toskanëve, por pa mundur të shënojë për skuadrën e tij, transmeton SuperSport.

Në dy takimet e para me Novaran dhe Ternanan, 27-vjeçari u aktivizua në pjesën e dytë nga Gattuso, ndërsa forma e mirë që kishte shfaqur në stërvitje e shtyu ish-futbollistin e Milanit ta hidhte në fushë titullar.

Gjithsesi në minutën e 76-të, shqiptari u zëvendësua, por sërish rrjetat mbeten të paprekura.

Pas tri javëve të para të Serie B, Pisa renditet në mesin e tabelës pikërisht në vendin e 12-të me katër pikë nga nëntë të mundshme.

Në të njëjtën kuotë pikësh është edhe Bari i Migjen Bashës, me mesfushorin kuqezi që është aktivizuar vetëm në humbjen 1-2 ndaj Cittadellas.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori