LAJMI I FUNDIT:

Eden Hazard nuk është më në planet e Real Madridit: Është më mirë që ai të kërkojë një rrugëdalje

Eden Hazard nuk është më në planet e Real Madridit: Është më mirë që ai të kërkojë një rrugëdalje

Eden Hazard është jashtë skenës, diçka që është më se e dukshme nga mungesat e tij të përsëritura në fushë për Real Madridin. Që nga shfaqja e tij në Glasgoë, ku shënoi gol dhe bëri asistim, një fillim kundër Mallorca, një tjetër kundër Shakhtar Donetsk dhe 10 minuta në RB Leipzig, asgjë më shumë nuk ka ardhur.

Situata pasqyron realitetin e peshës së belgut brenda skuadrës së Carlo Ancelottit. Ai thjeshtë nuk është pjesë e planeve.


Ai është ulur në stol për shumë ndeshje. Fillimisht ishte Rodrygo Goes që doli mbi të dhe tani është Marco Asensio që e ka lënë jashtë loje. Edhe Mariano Diaz është përpara në kohë nevoje, gjë që bie në sy.

Ish-lojtari i Chelseat tashmë e di se dera e largimit është e hapur, gjë që është e vërtetë edhe për lojtarët e tjerë këtë dimër.

Nuk ka asnjë besim në atë që ai mund të bëjë. Ata besojnë se gjëja më e mirë është që ai të kërkojë një rrugëdalje në mënyrë që të gjejë atë që ka kërkuar, që nuk është gjë tjetër veçse mundësi që aftësia e tij futbollistike të tregohet sërish.

Zhvlerësim brutal

Lojtari e ka të qartë se nuk ka ndërmend të lëvizë. Klubi e di këtë dhe nuk do ta detyrojë largimin, por ai nuk do të luajë.

Do të jetë në dorën e Hazardit, siç ishte me Gareth Bale dhe Isco. Ai i ka futur fëmijët e tij në akademinë e klubit, megjithëse Los Blancos besojnë se një Botëror i mirë mund ta shohë atë të rigjej shpirtin e tij garues dhe ta bëjë atë të dëshirojë të luajë diku tjetër dhe të shijojë përsëri futbollin e tij.

Aksionet e belgut kanë rënë ndjeshëm. Vetëm disa javë para largimit nga Chelsea vlera e tij arriti në 150 milionë euro, ndërsa çmimi i tij tani nuk i kalon 12 milionë euro.

Hazard ka 18 muaj të mbetur nga kontrata e tij. Mesazhet nga klubi dhe nga Ancelotti janë oshtimë. Ata mund ta thonë me zë të lartë, por jo më qartë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori