eksperti-banner

Pesë persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30.


“ANP ‘Adem Jashari’ 24.06.2026-20:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj kosovare janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/