Eden Hazard pritet të përfshihet në listën e skuadrës së Zinedine Zidane për ndeshjen e së dielës kundër Celta Vigos.

Belgu nuk është ftuar që nga 26 nëntori për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës dhe tani pas dy muaj e gjysmë më vonë, ai më në fund është gati të rikthehet në aksion.

Zidane do ta fillojë atë, normalisht në stol dhe mund ta fusë në pjesën e dytë për të luajtur minuta.

Trajneri francez e ka bërë të qartë se nuk do të ngutet për ta rikthyer para kohe yllin e tij, në mënyrë që të shmanget ndonjë një dëmtim i ri.

Eden Hazard. (Foto: David Ramos/Getty Images)

Hazard u kthye në stërvitje me grupin më 30 janar dhe mund të kishte luajtur kundër Osasunas.

Sidoqoftë, Real Madrid nuk dëshiron të rrezikojë një dëmtim të muskujve për shkak të ngarkesës në stërvitje. Pyetja tjetër është se kur do të jetë në gjendje Hazard të luajë nga minuta e parë, përgjigje që nuk jepet as nga Zidane.

Eden Hazard te Real Madrid. (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Real Madridit do t’i duhet lojtari, sidomos kundër Manchester Cityt, më 26 shkurt dhe Barcelonës, më 1 mars.

Dy ndeshjet kundër Celtas dhe Levantes, do të vendosin nëse ai e ka arritur ritmin e dëshiruar. /Telegrafi/