LAJMI I FUNDIT:

Ecuri e jashtëzakonshme e Përfaqësueses së Kosovës, përfundon vitin pa humbje dhe me ngritje rekorde në ranglistën e FIFA-s

Ecuri e jashtëzakonshme e Përfaqësueses së Kosovës, përfundon vitin pa humbje dhe me ngritje rekorde në ranglistën e FIFA-s
Kosova (Foto:Ridvan Slivova, Telegrafi)

Viti 2018, ka qenë vit jashtëzakonisht i mirë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Dardanët në 2018 erdhën pasi përfunduan vitin 2017 me gjashtë humbje në ndeshje zyrtare dhe një fitore në miqësoren ndaj Letonisë 4-3.


Kosova e nisi këtë vit me ndryshime në shtabin teknik, pasi në krye erdhi zvicerani me shumë përvojë, Bernard Challandes.

Debutimi i Challandes në krye të Përfaqësueses së Kosovës ishte më 24 mars në një ndeshje miqësore ndaj Madagaskarit në Francë, e që u fitua nga djelmoshat tanë me rezultat minimal 1-0.

Në këtë takim debutoi Edon Zhegrova, talenti prishtinas që realizoi edhe golin e fitores.

Tri ditë më vonë, Kosova u ndesh me Bukrina Fason, në një tjetër ndeshje miqësore në Paris dhe triumfuan 2-0 me golat e shënuar nga Vedat Muriqi dhe Leart Paqarada.

Në maj ishte testi i vërtetë për Kosovën dhe trajnerin Bernard Challandes, pasi luhej miqësorja e tretë dhe kundërshtari ishte shumë i fuqishëm.

Zurichu i Zvicrës ishte mikpritës i ndeshjes vëllazërore Kosovë – Shqipëri, në një ndeshje ku Dardanët shkëlqyen duke triumfuar 3-0.

Arber Zeneli me dy gola dhe Edon Zhegrova me një tjetër i dhanë fitoren e madhe Kosovës.

Liga e Kombeve – Kosova mahniti të gjithë

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA kishte krijuar Ligën e Kombeve si një mundësi e mirë për ekipet kombëtare të vogla për ta pasur sa më të lehtë rrugën drejt evropianit.

Kosova ishte vendosur në Ligën D në Grupin Grupin 3 së bashku me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

Në ndeshjen e parë, Kosova luajti në udhëtim te Azerbajxhani që ishte favorit i grupit dhe arriti një barazim pa gola 0-0.

Më 10 shtator në Prishtinë, Dardanët morën fitoren e parë pasi mposhtën Ishujt Faroe 2-0 falë golave nga Arber Zeneli dhe Atdhe Nuhiu.

Një muaj më vonë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ erdha Malta ku edhe ajo u nëpërkëmbë nga djelmoshat tanë pasi triumfuan 3-1.

Benjamin Kololli me dy gola dhe Vedat Muriqi me një tjetër i siguruan tri pikët e radhës Kosovës.

Në ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve, Kosova luajti baras 1-1 tek Ishujt Faroe, në një sfidë ku Milot Rashica shënoi një supergol.

Ndeshja e parafundit ishte në udhëtim te Malta dhe djelmoshave tanë iu nevojitet me patjetër fitorja. Shkuan, panë dhe sunduan në Maltë, pasi Kosova triumfoi me rezultat të thellë 5-0.

Vedat Muriqi, Benjamin Kololli, Milot Rashica dhe Donis Avdijaj me dy gola ishin autorët e kësaj fitore.

E në takimin e fundit, Dardanët ishin nikoqir të Azerbajxhanit ku ju nevojitej vetëm barazimi për të dalë të parët nga grupi.

Kosova morri një fitore spektakolare 4-0, në një ndeshje ku shkëlqeu Arber Zeneli me tre gola dhe një tjetër u realizua nga Amir Rrahmani.

Kësisoj Kosova e mbylli në pozitën e parë me 14 pikë në Grupin C Ligën e Kombeve dhe siguroi gjysmëfinalen në Ligën D.

Në gjysmëfinale, Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Maqedoninë, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Skuadra që fiton Ligën D do të shkojë direkt në Kampionatin Evropian.

Shorti për Euro 2020, Kosova në Grupin A përballë Anglisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2020.

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në këto kualifikime, pas pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Dardanët janë në Grupin A, ku nga vazo e parë do të përballet me Kombëtaren e Anglisë.

Kundërshtari i Kosovës nga vazo e dytë do të jetë Çekia, ndërsa Bullgaria dhe Mali i Zi janë dy kundërshtarët tjerë.

Kualifikimet për kampionatin evropian fillojnë në muajin mars të vitit 2019, ndërsa Kosova i nis këto kualifikime në Prishtinë përballë Bullgarisë.

Orari i Kosovës:

Kosovë-Bullgari, 25 mars 2019
Mali i Zi-Kosovë, 7 qershor 2019
Bullgari-Kosovë, 10 qershor 2019
Kosovë-Republika Çeke, 7 shtator 2019
Angli-Kosovë, 10 shtator 2019
Kosovë-Mali i Zi, 14 tetor 2019
Republika Çeke-Kosovë, 14 nëntor 2019
Kosovë-Angli, 17 nëntor 2019

Ngritje rekorde në ranglistën e FIFA-s

Shtëpia më e madhe botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen përfundimtare të Kombëtareve për vitin 2018.

Gjatë vitit 2018, Kosova ka pasur një rritje tejet të madhe pasi është ngritur për 46 pozita.
Kosova e ka mbyllur vitin 2018 në pozitën e 113 të FIFA-s me plot 1113 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori