Banka Qendrore Evropiane (ECB) njoftoi sot se do të shtyjë rritjen e parë të normës së interesit të saj deri në mes të vitit të ardhshëm dhe do të vazhdojë të mbështesë aktivitetin kreditues të bankave, si pjesë e përpjekjeve të fundit për të ringjallur ngadalësimin e ekonomisë së eurozonës.
Në përgjigje të përkeqësimit të mprehtë në pritjet e inflacionit, ECB u zotua të mbajë normat e interesit në nivelin aktual, të ulët, të paktën deri në gjysmën e parë të vitit 2020, në vend të deri në fund të këtij viti, siç është planifikuar nga institucioni në mars.
Me këtë do t’u lejohet bankave të huazojnë fonde nga ECB me një normë interesi që është vetëm 10 pikë bazë më e lartë se norma e interesit të ECB-së për depozitat prej minus 0.4 për qind, brenda raundit të ri të kredive ultra të lira të atij institucioni, përkatësisht programit të njohur si TLTRO, transmeton KosovaPress.
Veprimet e fundit nga ECB, të cilat janë më të guximshme sesa pritjet e analistëve, vijnë në mes të një lufte tregtare midis SHBA-së dhe Kinës që “hedhin hije” në rritjen e ekonomisë globale dhe në veçanti rritjen e anëtarëve të eurozonës të orientuar nga eksporti, si Gjermania.
ECB po ashtu ka rritur parashikimet e saj të rritjes dhe inflacionit për 2019, por ka ulur parashikimet paksa për dy vjetët e ardhshëm, duke pranuar se ekziston rreziku që ngadalësimi i Evropës të jetë më i gjatë dhe më i thellë nga sa pritej.
Sipas parashikimeve të reja të ECB-së, inflacioni në eurozonë pritet të rritet me 1.2 për qind këtë vit (në mars parashikoi 1.1 për qind), dhe në vitin e ardhshëm dhe 2021, do të ketë rritje 1.4 për qind, në vend të vlerësimit të marsit prej 1.6 për qind dhe 1.5%, respektivisht.
Sa i përket inflacionit, parashikimi i vitit aktual është rritur në 1.3 për qind krahasuar me 1.2 për qind në mars, ndërsa për vitin e ardhshëm është reduktuar nga 1.5 në 1.4 për qind, ndërsa për vitin 2021 është ruajtur 1.6 për qind.
ECB njoftoi gjithashtu se norma e interesit në operacionet kryesore të ri-financimit do të mbetet zero dhe norma e ri-financimit margjinal është 0.25%.
Normat e interesit të përmendura janë në një nivel rekord të ulët që nga kriza e borxhit të eurozonës më 2011, si pjesë e një përpjekjeje për të nxitur rritjen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Po hapet Abi Çarshia, qendra tregtare më unike në vend e rajon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit