LAJMI I FUNDIT:

EBU nuk ka plan akoma për të ftuar Kosovën dhe Kazakistanin që të garojnë në “Eurovision 2021”

EBU nuk ka plan akoma për të ftuar Kosovën dhe Kazakistanin që të garojnë në “Eurovision 2021”

Derisa Kazakistani është i zënë me përgatitjet për “Junior Eurovision 2020”, kombi lindor nuk do të bëjë debutimin e tij në “Eurovision 2021”.

Unioni Evropian i Transmetuesve ka konfirmuar se përsëri nuk ka ‘plan’ për të ftuar transmetuesin e Kazakistanit ‘Khabar Agency’ për të garuar në Rotterdam.


E njëjta vlen edhe për transmetuesin e Kosovës – RTK-në.

Në një deklaratë të shkurtër për ESCXTRA, EBU konfirmoi se asnjë vend nuk do të marrë një ftesë të veçantë.

“Në kohën e tanishme, nuk ka plane për të ftuar Kazakistanin ose Kosovën që të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2021”, tha EBU.

Ashtu si SBS e Australisë, Agjensia Khabar e Kazakistanit është vetëm një anëtar i asociuar i EBU dhe kështu – në teori – “Eurovision Song Contest” mund t’u jepte atyre një ftesë për të marrë pjesë në Rotterdam.

Lajmi pason një deklaratë të ngjashme të bërë vitin e kaluar, ku EBU gjithashtu tha se nuk kishte plan ta ftonte Kazakistanin të marrë pjesë në garën e vitit të ardhshëm.

Ndërsa Grupi i Referencës ESC mund të ftojë Agjencinë Khabar të garojë në “Eurovision 2021”, deklarata e tyre konfirmon se kjo nuk është aktualisht në rend.

Ka kohë që dihet se Kazakistani ka dëshirë të përfshihet në Eurovision. Në vitin 2017, transmetuesi ‘Channel 31’ pretendoi se Kazakistani do të dërgonte një delegacion në Lisbonë dhe do të debutonte në “Eurovision 2019”.

Megjithatë, ky debutim nuk ndodhi.

E njëjta vlen edhe për Kosovën

Deklarata gjithashtu thotë që ne nuk do ta shohim Kosovën të bëjë debutimin e saj në Eurovision. Por ndryshe nga Kazakistani, transmetuesi i Kosovës RTK nuk është anëtar i plotë i EBU-së.

RTK aktualisht nuk është në gjendje të anëtarësohet në EBU pasi nuk është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dhe nuk mund të anëtarësohet në ITU pasi që ky bashkim është i hapur vetëm për vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara – dhe Kosova nuk është aktualisht një shtet anëtar i KB.

Në qershor të vitit të kaluar, Asambleja e Përgjithshme e EBU votoi për një propozim që do të hiqte kërkesën që transmetuesit të jenë anëtarë të ITU.

Sidoqoftë, shumica nuk e përkrahën propozimin dhe shpresat e Kosovës u ndërprenë.

Në vitin 2018, EBU lëshoi një deklaratë duke thënë se RTK nuk i plotësonte kriteret për t’u anëtarësuar në EBU, “diskutimet konstruktive do të vazhdojnë midis EBU dhe RTK në lidhje me mundësitë e ardhshme për bashkëpunim më të ngushtë”.

Edhe pse Kosova nuk ka qenë në gjendje të garojë në Eurovision, kosovarët kanë konkurruar, megjithëse për vendet e tjera.

Shembuj përfshijnë këtu Rona Nishliun për Shqipërinë në 2012 dhe Lindita Halimi për Shqipërinë në 2017. Gjon’s Tears – i cili do të përfaqësojë Zvicrën në “Eurovision 2021” – ka një baba shqiptar të Kosovës. /Telegrafi/

Rona Nishliu prezantoi Shqipërinë në “Eurovision” në vitin 2012

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori