LAJMI I FUNDIT:

Easyjet humbi 46.8 milionë euro për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme

Easyjet humbi 46.8 milionë euro për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme

Linja ajrore me kosto të ulët, Easyjet njoftoi sot se ka humbur rreth 46.8 milionë euro, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Përkatësisht, për shkak të luftës, ajo pezulloi fluturimet drejt Izraelit dhe Jordanisë.


Easyjet në tremujorin e fundit të vitit 2023 ka pasur një humbje prej 147.4 milionë eurosh, por është më e vogël krahasuar me pritjet, si dhe krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

Kompania tha se industria e linjave ajrore në tërësi ka parë një “ngadalësim të përkohshëm” të prenotimeve, por EasyJet pretendon se kërkesa për fluturime në sezonin kryesor të verës 2024 po “zhvillohet mirë”, raporton Financial Times.

CEO i EasyJet, Johan Lundgren tha se perspektiva për verën e vitit 2024 ishte “pozitive” dhe aksionet e EasyJet u rritën në bursë pas deklaratës së tij.

“Ne shohim një trend pozitiv në rezervimet për verën e vitit 2024, udhëtimet janë ende një prioritet për konsumatorët”, theksoi Lundgren dhe shtoi se shumë klientë tashmë kanë vendosur të sigurojnë një pushim veror në fillim të vitit.

Linjat ajrore në mbarë botën patën një sezon të mrekullueshëm veror në vitin 2023, pavarësisht çmimeve të larta të biletave, por nuk është e qartë nëse kërkesa do të jetë aq e lartë këtë vit. /Telegrafi/