EAGLE HILLS nga Emiratet e Bashkuara zgjeron prezencën globale, prezanton ŠAS HEIGHTS në brigjet e Liqenit Šas, Mal i Zi

Zhvilluesi me seli në Abu Dhabi, Eagle Hills, zgjeron portofolin ndërkombëtar me një destinacion luksoz të integruar në natyrë, në një nga zonat më të paprekura ekologjikisht në Evropë.
Eagle Hills, zhvilluesi dhe investitori privat në fushën e pasurive të paluajtshme me bazë në Abu Dhabi, ka njoftuar lançimin e ŠAS Heights – një kompleks luksoz turistik dhe rezidencial me pamje nga brigjet e kristalta të Liqenit Šas në Malin e Zi.
I vendosur në një nga rajonet më të ruajtura dhe ende pak të zbuluara të vendit, ŠAS Heights pasqyron zgjerimin e vazhdueshëm të Eagle Hills në tregjet ndërkombëtare dhe angazhimin e saj për të krijuar destinacione të integruara, të lidhura ngushtë me peizazhin përreth.
Duke u bazuar në një filozofi zhvillimi që promovon jetëgjatësi, cilësi jetese dhe mirëqenie, projekti është konceptuar për të balancuar mikpritjen, jetesën rezidenciale dhe ndjeshmërinë ndaj mjedisit, brenda një plani urban me densitet të ulët që ruan hapësirën, privatësinë dhe lidhjen me natyrën.
Ky zhvillim forcon më tej portofolin global të kompanisë, i cili përfshin mbi 100,000 banesa, më shumë se 50 hotele, mbi 10,000 njësi hoteliere dhe gjashtë qendra tregtare në mbarë botën. I konceptuar si një destinacion jetese i rafinuar, ŠAS Heights ndërthur mikpritjen luksoze, jetesën e fokusuar në mirëqenie dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë në një ambient të karakterizuar nga qetësia, biodiversiteti dhe bukuria natyrore.
Një projekt i rrënjosur në natyrë dhe mirëqenie
I konceptuar si një destinacion i plotë, ŠAS Heights përfshin një resort luksoz, vila private, apartamente me shërbim dhe eksperienca wellness, të organizuara në një plan urban me densitet të ulët dhe të menduar me kujdes.
Projekti do të përfshijë:
- 29 vila premium
- 30 ndërtesa apartamentesh
- 69 njësi hoteliere
Të gjitha janë projektuar për të balancuar jetesën rezidenciale me mikpritjen, duke ruajtur privatësinë, hapësirën dhe harmoninë me natyrën.
I vendosur mes maleve dhe Liqenit Šas, arkitektura është menduar për të ofruar pamje të pandërprera drejt liqenit dhe maleve përreth, duke ruajtur një lidhje të fortë mes ndërtimit, peizazhit dhe jetesës në natyrë. Bimësia autoktone, materialet natyrore dhe terreni i hapur janë elemente thelbësore të identitetit të projektit.
Vetë Liqeni Šas njihet si një habitat i rëndësishëm për shumë specie shpendësh migratorë dhe vendas, ndërsa ekosistemi përreth kontribuon në biodiversitetin e jashtëzakonshëm të zonës. Projekti ndjek një qasje të ndërgjegjshme ekologjike, duke promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe duke ruajtur integritetin natyror të territorit.
Vendndodhje strategjike
I vendosur në jug të Malit të Zi, ŠAS Heights ofron një lokacion strategjik që kombinon aksesin e lehtë me privatësinë. Ai ndodhet pranë tre aeroporteve ndërkombëtare:
- Podgorica (93.5 km)
- Tivat (108 km)
- Dubrovnik (157 km)
Gjithashtu, destinacioni përfiton nga afërsia me Gjirin e Kotorrit (në listën e UNESCO-s) dhe vijën bregdetare të Adriatikut.
Pozicioni i ngritur, rreth 20–45 metra mbi nivelin e detit, ofron pamje panoramike të liqenit dhe maleve përreth, duke krijuar një ambient të qetë, privat dhe të dedikuar për një stil jetese më të ngadaltë dhe luksoz.
Në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm në Mal të Zi
ŠAS Heights është konceptuar si një destinacion gjatë gjithë vitit, që synon të kontribuojë në zhvillimin e turizmit në Mal të Zi dhe në promovimin ndërkombëtar të Ulqinit dhe rajonit të Adriatikut.
Projekti synon të tërheqë vizitorë ndërkombëtarë të interesuar për përvoja të lidhura me natyrën, mirëqenien dhe luksin, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vend.
Lidershipi
Nën drejtimin e Mohamed Alabbar, Eagle Hills ka ndërtuar një portofol global destinacionesh të integruara, të bazuara në planifikim të disiplinuar urbanistik, cilësi arkitekturore dhe krijim vlerash afatgjata.
Nga Emiratet e Bashkuara në Evropë dhe Afrikën e Veriut, çdo projekt reflekton përkushtimin për të krijuar hapësira që janë njëkohësisht të qëndrueshme ekonomikisht dhe të harmonizuara me mjedisin përreth.
“ŠAS Heights pasqyron bindjen tonë se destinacionet më të qëndrueshme janë ato që jetojnë në harmoni me natyrën. Çdo element i projektit është menduar me kujdes për të ruajtur karakterin natyror të Liqenit Šas, duke krijuar një ambient të fokusuar në mirëqenie, privatësi dhe një ritëm më të qetë jetese. Nga peizazhi dhe arkitektura, te ofertat wellness dhe përvoja rezidenciale, projekti është projektuar për të mbështetur jetëgjatësinë, balancën dhe lidhjen më të thellë me natyrën,” – thuhet nga kompania.
Rreth Eagle Hills
E themeluar në Abu Dhabi, Eagle Hills është një zhvillues dhe investitor privat në pasuri të paluajtshme, me një portofol që kalon vlerën 80 miliardë dollarë në mbi 17 vende.
Kompania krijon destinacione të integruara jetese, të bazuara në planifikim strategjik të avancuar, arkitekturë cilësore dhe një marrëdhënie harmonike me mjedisin dhe identitetin e vendndodhjes.
















































