LAJMI I FUNDIT:

E zënë policia duke vozitur nën ndikim të alkoolit, vajza nga  SHBA-të ka një lutje për ata – “mos me arrestoni, jam e bukur dhe e bardhë” (Video)

E zënë policia duke vozitur nën ndikim të alkoolit, vajza nga  SHBA-të ka një lutje për ata – “mos me arrestoni, jam e bukur dhe e bardhë” (Video)

Policia në Karolinën e Jugut ka publikuar një video ku shihet se si Loren Elizabeth Katshow, 32-vjeç, e lut policinë që mos ta arrestojnë “pasi është shumë e pastër, e bardhë dhe e bukur”.

Reklama

Policia në Blaftown ka arrestuar Lorenin pasi nuk kishte respektuar shenjën e komunikacionit “stop”, dhe se ka vozitur me 100 kilometra në orë nën ndikim të alkoolit, transmeton Telegrafi.

Në video shihet dhe dëgjohet qartë se si Loren ua bën me dije se nuk duhet ta arrestojnë.

“Ju lutem, nuk dua ta di si është burgu. Jam një vajzë e bukur. Mos më dërgoni atje”, dëgjohet duke i lutur Loren policinë dhe duke ua bërë me dije se kurrë nuk ka pasur problem me ligjin, pasi është tifoze, valltare, e bardhë dhe një vajzë e pastër që ka përfunduar universitetin.

Ajo ishte e bindur se arrestimi mund t’ia shkatërron karrierën, ndërsa polici Baker Oddom që e kishte arrestuar, në raportin e dorëzuar i  kishte shënuar të gjitha, duke shtuar se e ka pyetur “se çfarë kanë lidhje këto gjëra”, kurse ajo ishte përgjigjur: “ju jeni polic dhe e dini mirë çfarë do të thotë, dhe kënd po e arrestoni”.

Ajo gjithashtu kishte pranuar se kishte pirë vetëm dy gota verë dhe se ngutej për të shkuar në kohë në takimin me të dashurin. Ndërkaq, e pyetur nga policët se sa shumë ishin mbushur ato dy gota me verë, ajo ka thënë: “E dini çfarë, e kam festuar ditëlindjen”.

Por, kur policët ia kontrolluan veturën e tipit Ford, gjetën edhe një sasi të vogël të marihuanës, ku më pas pranoi se “kishte tymosur” paksa para se të ulej prapa timonit. Ajo është dënuar për ngasje nën ndikim të alkoolit, tejkalim shpejtësie dhe posedim të lëndëve narkotike. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vajza nga India bëri një laptop prej kartoni kur tezja e saj refuzoi t'ia jepte pajisjen elektronike

Vajza nga India bëri një laptop prej kartoni kur tezja e saj refuzoi t'ia jepte pajisjen elektronike

Interesante
Po filmonte promon për YouTube, eksperti amerikan i “jetës së egër” për pak sa nuk goditet nga rrufeja

Po filmonte promon për YouTube, eksperti amerikan i “jetës së egër” për pak sa nuk goditet nga rrufeja

Interesante
Spikerja virtuale jep lajmet në Euronews Albania

Spikerja virtuale jep lajmet në Euronews Albania

Interesante
Qytetarët e Kosovës gati për udhëtim pa viza në BE, shfaqen në video me pasaporta në duar

Qytetarët e Kosovës gati për udhëtim pa viza në BE, shfaqen në video me pasaporta në duar

Virale
Spanjolli hyn i gjallë në varr në mënyrë vullnetare dhe qëndron nën tokë për një orë: Doja të qëndroja më gjatë

Spanjolli hyn i gjallë në varr në mënyrë vullnetare dhe qëndron nën tokë për një orë: Doja të qëndroja më gjatë

Interesante
Kryediplomati suedez e harron pasaportën në shtëpi, nuk lejohet të hyjë në Ukrainë

Kryediplomati suedez e harron pasaportën në shtëpi, nuk lejohet të hyjë në Ukrainë

Interesante
Kalo në kategori