LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme: Zjarri në spital u merr jetën 11 foshnjeve të porsalindura

E tmerrshme: Zjarri në spital u merr jetën 11 foshnjeve të porsalindura
Yarmouk hospital in Baghdad

Të paktën 11 foshnje të sapolindura kanë mbetur viktima të një zjarri që ka rënë në Spitalin e Bagdadit, sipas asaj që bën të ditur Ministria irakiane e Shëndetësisë.

Zjarri dyshohet të ketë shpërthyer përgjatë natës në Departamentin e Maternitetit, në Spitalin “Yarmouk” që ndodhet në perëndim të kryeqytetit të Irakut.

Ndërkohë, 19 lehona kanë pësuar plagë djegieje dhe irritime në rrugët e frymëmarrjes prej tymit, ndaj dhe janë transferuar në një tjetër spital për trajtim, përcjell TCH.

Ministria njoftoi gjithashtu se zjarri mund të ketë rënë me të gjitha gjasat pas një defekti elektrik.

Megjithatë, gjithçka mbetet në duart e hetuesve, pasi momentalisht nuk jepen detaje të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Evropa
Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Evropa
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

Amerika Latine
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Evropa
Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Evropa
Kalo në kategori