LAJMI I FUNDIT:

“E tmerrshme”: Një vajzë pesëvjeçare në mesin e atyre që u përdhunuan nga ushtarët rusë në Ukrainë

“E tmerrshme”: Një vajzë pesëvjeçare në mesin e atyre që u përdhunuan nga ushtarët rusë në Ukrainë

Zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës ka pohuar se ushtarët rusë përdhunuan një vajzë 5-vjeçare dhe një grua ukrainase 76-vjeçare.

Yulia Svyrydenko tha për Sky News se ka dëgjuar rrëfime të ndryshme të vajzave dhe grave ukrainase që kanë qenë subjekt i dhunës seksuale gjatë luftës, përcjell Telegrafi.

Ndërsa kur u pyet se si ishin trajtuar gratë nga ushtarët rusë, zonja Svyrydenko tha: “Është e tmerrshme”.

“Ne kemi dëgjuar histori të grave dhe fëmijëve që u përdhunuan. Më i vogli ishte një vajzë pesëvjeçare dhe gruaja më e madhe ishte 76 vjeçe. Dhe këto janë histori të tmerrshme dhe bota duhet të dijë për to dhe duhet të përgjigjet”.

“Unë jam këtu për të theksuar domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për të vazhduar të na furnizojë me armë që ne ta përfundojmë këtë luftë me fitore”.

“Njerëzit tanë po vuajnë shumë, gratë dhe fëmijët. E gjithë bota po përgatitet për Krishtlindje dhe Ukraina po përgatitet për më shumë granatime dhe raketa në rrjetin tonë elektrik”.

Komentet e saj vijnë një ditë pasi zonja e parë Olena Zelenska akuzoi forcat ruse për përdorimin e përdhunimit si një armë lufte në vendin e saj.

Ajo gjithashtu pretendoi se gratë e ushtarakëve rusë i inkurajuan ata të përdhunonin gratë ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori