LAJMI I FUNDIT:

E strukur në qoshe, Ava Max: Si ndjehem për këtë virus, është koha të gjithë të merremi me veten

E strukur në qoshe, Ava Max: Si ndjehem për këtë virus, është koha të gjithë të merremi me veten
Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, së fundmi ka bërë edhe ajo një reagim lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së coronavirusit.

Artistja 25-vjeçare publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej në cep të një dhome, gjersa gjithçka ishte nën ngjyrat e një ambienti të kaltër.

Ava Max (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Në mbishkrimin e fotografisë, Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, bëri të ditur se po pezullon çdo aktivitet muzikor këto kohë për shkak të pandemisë.

Ajo gjithashtu u sugjeroi fansave që këtë periudhë ta shfrytëzojnë për të qëndruar të qetë me veten.

“Si ndjehem për këtë virus. Qëndroni të sigurt të gjithë! Kjo është një kohë e mirë për t’u kujdesur për mendjet dhe trupat tanë. Të lidhemi vërtet me veten. Do të tërhiqem nga e gjithë muzika e re gjithashtu, cilat shfaqje po shikoni këto ditë?”, ka shkruar Ava Max në Instagram, duke bërë të ditur kështu se edhe ajo këto ditë ka vendosur ta shijojë kohën duke parë shfaqje televizive.

Përndryshe, “Kings and Queens” mban titullin kënga më e fundit nga shqiptarja me renome ndërkombëtare, e cila është publikuar pak ditë më parë dhe është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori