LAJMI I FUNDIT:

E rrallë, fshati i Sarandës me 5 banorë, i riu i vetëm: Pse të iki?

E rrallë, fshati i Sarandës me 5 banorë, i riu i vetëm: Pse të iki?

Vangjeli është i vetmi i ri që nuk ka braktisur fshatin Sirikat të Sarandës. Mund të konsiderohet si rast i rrallë për faktin se në këtë fshat veç 34 vjeçarit jetojnë dhe 4 banorë të tjerë të moshuar.

Vangjeli jeton me prindërit dhe nuk është martuar. Ai është shpresa e vetme që mund të popullojë Sirikatin, këtë fshat me dy familje.


Prej dekadash, problem për banorët është amortizimi i rrugës, që nga Saranda është vetëm 14 km. Por për të mbërritur duhen mjete të larta. Udhëtim që duhet të zgjaste 15 minuta shkon rreth 1 orë.

“Ka para tre muaj, erdhën e mirëmbajtën pak, një ditë vetëm dhe ikën dhe i them tani drejtorit të rihapet rruga, do vijmë më thanë”, ka thënë ai.

Nëse rruga nuk rregullohet dhe në një të ardhme e Vangjeli do jetë i detyruar të largohet.

“Në këto kushte jo. Do doja ta njihnin vendin, nuk jam ai që do ti them mos hajde në fshat, që kam banuar kam jetuar, nëse do rregullohet shtëpia ja ku e kan shtëpinë, të vijnë.

Urania është nëna e Vangjelit. 65 vjeçarja ndjen nostagji për kohën kur fshati ishte i populluar. Për të mos u ndjerë vetëm përpiqet të mbushë kohën me punët e shtëpisë dhe kopshtari.

“Me punët e shtëpisë, me bagëtite, kopshtin. Jam vetë dhe vajzë e vetme jam. 2 shtëpi kanë ngel, ca ikën në Greqi disa të tjerë poshtë te varrezat, kanë vdekur, kisha prindërit edhe ata vdiqën, më përpara mblidhesha’, ka thënë ajo.

Mosha nuk e favorizon që të largohet nga fshati.

“Ku te vemi shtëpinë e kam këtu, pasurinë e të gjitha, të bëj shtëpi do lekë, ku të vemi, ikëm në Greqi u kthyem. i kisha të vegjël fëmijët, unë nuk punoja”.

Fshati Sirikat ndodhet mbi lumin Bistricë./Abc News Albania

Video

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori