LAJMI I FUNDIT:

E rëndë në Tepelenë, burri plagos me thikë gruan e më pas veten

E rëndë në Tepelenë, burri plagos me thikë gruan e më pas veten

Rreth orës 9:40 të së enjtes dy persona kanë mbetur të plagosur në banesën e tyre në Tepelenë.

Policia bën me dije se burri 42 vjeç ka goditur me thikë bashkëshorten 40-vjeçare dhe më pas ka plagosur dhe veten me mjetin prerës.


Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. /Telegrafi/