LAJMI I FUNDIT:

E rëndë në Elbasan, 14-vjeçarja denoncon 65-vjeçarin se e ka përdhunuar kur ajo ishte 6 vjeç, arrestohet i moshuari

E rëndë në Elbasan, 14-vjeçarja denoncon 65-vjeçarin se e ka përdhunuar kur ajo ishte 6 vjeç, arrestohet i moshuari
Foto: Ilustrim

Një 65 vjeçar është vënë në pranga pas denoncimit të një 14 vjeçareje se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të shumë vite më parë, kur ajo ka qenë e vogël. Ka qenë vetë vajza 14 vjeçe e shoqëruar nga e ëma që ka bërë dje denoncimin në polici.

Nga informacioni i policisë, në kohën kur ka ndodhur përdhunimi vajza ka qenë 6 vjeçe dhe se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e gjyshërve të saj në vitin 2015.


Ngjarja ka ende shumë të paqarta ndërsa e ëma dhe e bija tani 14 vjeçe ka bërë denoncimin dje në policinë e Elbasanit, pikërisht 8 vjet më pas.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim. /Telegrafi/