LAJMI I FUNDIT:

E reja kubaneze torturohet për vdekje nga çifti rus, pas pengmarrjes së dështuar në Moskë

E reja kubaneze torturohet për vdekje nga çifti rus, pas pengmarrjes së dështuar në Moskë

Një çift që lidhën e torturuan një vajzë të re, para se ta mbysnin dhe të fshihnin trupin e saj në një valixhe, janë burgosur sot në Rusi.

Pengmarrësi Alexander Alexandrov dhe bashkëpunëtorja e tij Anastasia Grivkova u dënuan secili me 16 vjet burg pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e 22 vjeçares Lauren Morales Fernandez, në maj të vitit të kaluar.

Në gjykatë u tha se dyshja perverse kishin mbajtur të mbyllur viktimën e tyre në Moskë dhe kërkonin një shpërblesë prej 400 dollarë për lirimin e saj.

Por megjithëse negociatat ishin në vijim, Alexandrov e mbyti vajzën për vdekje dhe trupin e saj e futi në një valixhe, të cilën e hodhi në një kontejner mbeturinash.

Edhe pas vrasjes pengmarrësi vazhdonte të negocionte lirimin e saj me mikeshën e viktimës, duke i dërguar asaj foto që kishte bërë kur e mbante vajzën të zhveshur e të lidhur.

Shoqja e viktimës po përgatitej të transferonte një pjesë të parave për Alexandrov ndërsa kërkoi provë që Morales Fernandez ishte ende gjallë.

Alexandrov më pas kërcënoi se do t’i dërgonte asaj “një vesh dhe një gisht” nëse nuk paguante, madje sugjeroi se do të hiqte organet e të ndjerës, para se të dërgonte mesazhin e fundit tragjik: “Mori fund, ajo ka vdekur”.

Autorët fillimisht mohuan akuzat e vrasjes dhe pengmarrjes, por u dënuan për krimin e tyre nga gjykata.

Morales e lindur në Havana të Kubës, kishte ardhur në Moskë në nëntor 2019, ku ajo ndante një apartament me disa vajza të tjera kubane.

Mikeshat e saj kishin kuptuar ajo ishte zhdukur kur nuk u kthye nga takimi me një burrë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori