Gazetari turk Burhan Can Terzi është ndaluar nën akuzën për përhapje të informacionit mashtrues në lidhje me marrëveshjen e Galatasarayt me yllin e Bayern Munichut, Jamal Musiala.

Sipas Mundo Deportivo, Terzi ka dhënë deklaratën e tij në selinë e policisë në Stamboll, përpara se të dërgohej në gjykatë, e cila më pas urdhëroi lirimin e tij.


Galatasaray i kishte mohuar në dy raste raportimet e Terzit. Megjithatë, gazetari turk këmbënguli se informacionet e tij ishin të sakta.

Klubi e akuzoi atë se po përpiqej të përhapte informacione mashtruese dhe të shtrembëronte mënyrën se si Galatasaray i zhvillon negociatat dhe transferimet e lojtarëve.

Ndalimi i Terzit ishte pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria e Përgjithshme në Bakirkoy, lidhur me veprën penale të publikimit të informacionit mashtrues në mënyrë publike.

Ai u lirua më pas, një zhvillim që shkaktoi shqetësim dhe reagime në botën e futbollit dhe gazetarisë.

Musiala, 23-vjeçar, ka kontratë me Bayern Munichun deri në verën e vitit 2030./Telegrafi/

telegrafi sport app