LAJMI I FUNDIT:

E pranoi se me Anthony Taylor kishin bërë skandal në ndeshjen Chelsea-Tottenham, Mike Dean ndryshon tani deklaratën

E pranoi se me Anthony Taylor kishin bërë skandal në ndeshjen Chelsea-Tottenham, Mike Dean ndryshon tani deklaratën

Mike Dean ka thënë se është keqkuptuar kur ka thënë se e ka shok Anthony Taylorin dhe nuk ka dashur ta dëmtojë atë kur nuk mori vendim që ta thërriste nga VAR-i për një incident në ndeshjes mes Chelseat dhe Tottenhamit në gushtin e vitit të kaluar.

Ish-arbitri nuk pranoi ta thërriste kolegun e tij për të shikuar në monitorin e VAR-it në afërsi të fushës, derisa Blutë ishin duke fituar 2-1 ndaj Spurs, para se Harry Kane të barazonte më vonë, derisa Cristian Romero i Spurs e tërhoqi nga flokët Marc Cucurellan në zonën e penalltisë.


Dean foli për vendimin e tij në podcastin Up Front të Simon Jordan në fillim të kësaj jave dhe pranoi: “Nuk doja ta thërrisja atë (Taylorin) në ekranin e VAR-it sepse ai është një shok si dhe një arbitër dhe mendoj se kam bërë gabim”.

Mike Dean zbulon skandalin në Ligën Premier që e bëri me Anthony Taylor
Lexo po ashtu Mike Dean zbulon skandalin në Ligën Premier që e bëri me Anthony Taylor

Komentet e Dean kanë ndezur polemika, megjithëse ai ishte i prirur të sqaronte situatën kur u shfaq një tjetër emision.

“Ajo që ndodhi ishte se unë e kam parë incidentin, e kam parë në shumë raste, ndoshta shumë herë”, filloi Dean. “Po ai i ka shkulur flokët, a ishte një akt i dhunshëm? Ndoshta jo, por ai nuk duhet t’i shkulë flokët. Ndoshta duhet ta kisha ftuar Anthonyn për te ekrani”.

I pyetur në lidhje me referencën e tij për Taylorin si “shok”, Dean u përgjigj: “Është qesharake, këtu është nxjerrë jashtë kontekstit. Ajo që kam thënë ka qenë atje në raportime të ndryshme lajmesh më parë rreth katër-pesë muaj më parë, kështu që është jo lajm i ri”.

Mike Dean rrëfen jetën në prapaskenë të gjyqtarëve të Ligës Premier - tregon edhe vuajtjet e tyre që i kanë shijuar Carragher e Neville
Lexo po ashtu Mike Dean rrëfen jetën në prapaskenë të gjyqtarëve të Ligës Premier - tregon edhe vuajtjet e tyre që i kanë shijuar Carragher e Neville

“Unë iu referova atij si shok, u thashë djemve (në studion e Sky Sports) më parë, ajo që duhet të shikoni në kontekst është se mund të mos ju pëlqejnë disa djem në grupin tuaj të arbitrave, por kur ju drejtoni një lojë në një fundjavë, jeni katër prej jush në mes, ka VAR dhe AVR, janë gjashtë persona, dhe ata janë shokët tuaj për atë ditë”.

“Ju mund të luani në një ekip profesionist prej 11 lojtarësh dhe mund të mos ju pëlqejnë tre ose katër prej tyre – por në orën tre të një të shtune pasdite ata janë shokët tuaj dhe ju dëshironi që shokët tuaj të bëjnë mirë, kështu që ‘shoku’ gjëja ka dalë jashtë proporcionit”.

“Dua ta mbështes arbitrin sa më shumë që të mundem dhe këtë e bëni ju si VAR. Po, gabova, duhet ta kisha thirru për në VAR, por të them që nuk e kam bërë sepse ai është shok është një farsë absolute. E gjithë kjo është e papranueshme për të qenë i sinqertë me ju. Thjesht njerëz që përpiqen të bëjnë një histori”, ka shtuar më tej ai.

Dean pranoi në intervistën e tij fillestare me Jordanin se vendimi i tij për të mos e thirrur Taylorin në monitor ishte “patetik”, por ai tani ka elaboruar mendimin e tij pas mosbërjes së një gjëje të tillë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori