LAJMI I FUNDIT:

E pazakontë, ujërat me akull vërshojnë rrugëve të qytetit italian pas stuhisë së fortë

E pazakontë, ujërat me akull vërshojnë rrugëve të qytetit italian pas stuhisë së fortë

Disa pamje të cilat po qarkullojnë gjerësisht në mediet sociale tregojnë ujërat me akuj që vërshonin nëpër rrugët e Seregno-s të Italisë, në veri të Milanos.

Kjo erdhi pas një stuhie të fortë breshëri të premten që mbizotëroi në Itali, transmeton Telegrafi.


Nga ajo çfarë mund të shihet në këto pamje, janë copëza të bardha akulli në formë rrethore që vërshonin rrugëve të qytetit italian.

Përveç Italisë edhe vende të tjera në Evropë janë përballur javëve të fundit me vërshime dhe stuhi të fuqishme. /Telegrafi/