E pabesueshme, Prishtina mposhtet edhe nga Drenica

Kreshnik Lushtaku i ka kaluar vendësit në epërsi në minutën e 18-të, ndërsa Taulant Dajaku e shtoi avantazhin e vendësve në minutën e 36-të nga penalltia, pasi më parë Durim Gashi shkaktoi 11 metërsh.
Duhet cekur se Liridon Latifi e qëlloi tërthorësen në minutën e 13-të të ndeshjes, mirë Bardhekaltërit nuk arritën të bëjnë më shumë se kaq.
Vëllaznimi – Trepça ’89 0:1
Trepça ’89 ka shënuar fitore të madhe në Gjakovë, duke e mposhtur Vëllaznimin, 1:0. Blerand Kurtishaj ka qenë hero i ekipit mitrovicas, duke e realizuar golin e fitores në minutën e 20-të. Duhet cekur se “Kuqezinjtë” e qëlluan dy herë shtyllën, por nuk ia dolën të shënonin.
Drita – Besa 1:1
Drita dhe Besa i kanë ndarë pikët, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan. Pejanët shënuan të parët në minutën e 71-të me anë të Kastriot Rexhës, pas harkimit të Fatih Karahodës, kurse Taulant Haliti e barazoi rezultatin në minutën e 78-të, pasi shënoi me kokë.
Ferizaj – Ferronikeli 2:2
Ferronikeli ka vazhduar me formë të mirë. Skuadra nga Drenasi e nxori një barazim në Ferizaj, 2:2. Vendësit kanë kaluar në epërsi në minutën e 10-të përmes Gëzim Uruqit. Mirëpo, Lulëzim Doshlaku barazoi gjithçka në minutën e 70-të.
Kur pritej që loja të përfundonte 1:1, Flamur Shala e kaloi në avantazh ekipin mysafir në minutën e fundit. Ndërkaq, zëvendësuesi Qerim Tërshana ia siguroi një pikë Ferizajt pasi e barazoi rezultatin në minutat shtesë. /Zëri/Telegrafi/
Superliga - Java 9
Hajvalia – Istogu 2:3
Vëllaznimi – Trepça ’89 0:1
Ferizaj – Feronikeli 2:2
Drenica – Prishtina 2:0
Drita – Besa 1:1
E enjte
Trepça – Llamkos Kosova



















































