LAJMI I FUNDIT:

E pa kompleksuar, Kate Middleton vesh të njëjtën pallto prej katër vitesh (Foto)

E pa kompleksuar, Kate Middleton vesh të njëjtën pallto prej katër vitesh (Foto)
Getty Images

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton njihet për jetën e saj modeste që bën.

Ndonëse jeton në Pallatin Mbretëror, dhe të gjithë mund të mendojnë se ajo mund të ketë gjithçka, prapëseprapë Kate vazhdon të bëjë një jetë të thjeshtë.


Katte Middleton në vitin 2018

Këtë më së miri e vërteton edhe fakti që veshja e saj nuk është gjithnjë e papërsëritur, pasi sipas saj është e kotë që një veshje të mos vishet vetëm njëherë.

Dukesha Kate “zbulon” gjininë e fëmijës së tretë!?
Lexo po ashtu Dukesha Kate “zbulon” gjininë e fëmijës së tretë!?

Po të shohësh me vëmendje ndër vite, ajo ka veshur të njëjtën pallto ngjyrë rozë prej katër vitesh.

Kate Middleton vesh të njëjtën pallto prej katër vitesh

Të njëjtën pallto, ajo e pati të veshur edhe së fundmi në një nga eventet e javës së bashku me Princin Ulliam.

Fotografia krahasuese ka bërë që shumë fansa në rrjetet sociale të komentojnë me nota pozitive për dukeshën.

Katte Middleton në vitin 2015 (Getty Images)

E njëjta, në shumë prej paraqitjeve të saj zyrtare ka pasur elemente të stilit të princeshës Diana, ikonës së elegancës, e cila njëherësh ishte edhe princesha e Uellsit. /Telegrafi/