LAJMI I FUNDIT:

E nxori për ta testuar, mekaniku e përplasi Ferrarin që kushton hiq më pak se tre milionë dollarë

E nxori për ta testuar, mekaniku e përplasi Ferrarin që kushton hiq më pak se tre milionë dollarë

Përplasja e një makine do të bëhej më së shumti një lajm lokal, por një përplasje e një veture si kjo, sigurisht do të kalonte edhe kufijtë dhe do të bëhej një lajm global.

Reklama

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një përplasje e një Ferrari Enzo të rrallë – në një pemë në Holandë.

Lajmi u shfaq fillimisht në forumet vendase, me automjetin që thuhet se i përkiste ose po punohej nga Kroymans Automotive B.V., përfaqësia e autorizuar e Ferrarit në zonën ku ndodhi përplasja.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë Ferrarin me targa “garazhi”, pasi është përplasur në N221 në Baarn, Utrecht.

Dhe një gazetë rajonale De Gooi-en Eemlander raporton se një mekanik që po e testonte veturën ishte ai që qëndronte pas timonit në kohën e incidentit.

Ekuipazhet e ambulancës e larguan shoferin i cili i mbijetoi aksidentit, i palënduar.

Enzo u ndërtua në një numër shumë të kufizuar prej vetëm 400 njësive sipas Ferrarit, megjithëse hulumtimet në komunitet sugjerojnë se numri mund të jetë më afër 500 në realitet – me një çmim në treg që arrin deri në 3 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Ky Beetle me vetëm 3.2 kilometra u shit për 57 mijë euro

Ky Beetle me vetëm 3.2 kilometra u shit për 57 mijë euro

Auto
Turqia prezantoi një makinë fluturuese - ja si duket ajo, bëhen të ditura specifikat e saj

Turqia prezantoi një makinë fluturuese - ja si duket ajo, bëhen të ditura specifikat e saj

Auto
Arritja e kamionit Tesla, përshkoi 1.700 kilometra në një ditë

Arritja e kamionit Tesla, përshkoi 1.700 kilometra në një ditë

Auto
Pamjet e fundit të shpërndara në internet na tregojnë brendësinë e kamionçinës Cybertruck

Pamjet e fundit të shpërndara në internet na tregojnë brendësinë e kamionçinës Cybertruck

Auto
Drejtuesit gjermanë tani mund të paguajnë karburantin përmes Mercedes-Benz-it të tyre

Drejtuesit gjermanë tani mund të paguajnë karburantin përmes Mercedes-Benz-it të tyre

Auto
VW Golf elektrik do të prodhohet në Wolfsburg ndërsa Trinity në fabrikën e Zwickau

VW Golf elektrik do të prodhohet në Wolfsburg ndërsa Trinity në fabrikën e Zwickau

Auto
Kalo në kategori