LAJMI I FUNDIT:

E lëndojnë rëndë një person në Fushë Kosovë, dy të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

E lëndojnë rëndë një person në Fushë Kosovë, dy të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët së bashku me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, të hënën rreth orës 21:12.


“Lëndim i rëndë. Fushë Kosovë 17.10.2022 – 21:12. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët së bashku me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/